Connect with us

LAJME

Rama iu kërkon falje qytetarëve për replikat në Facebook: Ma bëni hallall

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i ka përcjellur një mesazh të gjithë qytetarëve që ndjerë të fyer nga replikat e tij në rrjetin social Facebook.

Rama tha se nuk ka asgjë personale dhe nuk e ka për qëllim ta fyejë askënd.

Advertisement

 

 

Advertisement

Debati më tërheq shumë dhe të ma bëjnë hallall”, thotë Kryeministri ndërsa shton se komentuesit janë padiskutim “më të vështirë në debat se ata që i përfaqësojnë”, raporton Abc News përcjell Klan Kosova.

Shkrimi i plotë:

Advertisement

Miq! Kush nga ju ka menduar se e kam fyer ne replikat e mia, ndjese! Nuk eshte kurre ky qellimi dhe as arsyeja pse une replikoj me ju, qofshi urrejtesit e mi me te medhenj! Une s’kam kurresesi asgje personale me askend, thjesht debatoj, pa dorashka, me ata qe sulmojne e shpeshhere shajne! Disa thone qe tallem, por jo, kurresesi, perndryshe nuk do harxhoja asnje sekonde me replika e me bam e bume ketu…

Disa thone s’bejne kryeministrat keshtu, por jo, une vertete jam perkohesisht kryeminister, por s’kam qene e s’do jem asnjehere asgje tjeter perveçse ky qe jam! Ka dhe disa demokratikas qe kujtojne se bejne lufte politike me mua ketu e shajne e nuk pushojne, mendim ndryshe thone, por jo, sharja s’eshte mendim fare.

Advertisement

Megjithate as ata s’dua t’i bej te ndjehen keq! Debati me terheq shume dhe te ma bejne hallall, kur s’e kam dot me ata qe keta votojne, sepse jane pa lidhje, s’kam me ke e bej tjeter perveçse me ta direkt – jeni padiskutim me te veshtire ne debat se ata qe ju perfaqesojne ne mexhelis:-) Nejse, s’po e zgjas me tutje. Perqafime pa parti🤗”.

Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply