Connect with us

LAJME

Pas telasheve të mëdha për të ardhur në Kosovë, Pacolli kthehet në Zvicër, poston foto nga atje

Published

on

Kryetari i AKR’së Behgjet Pacolli është rikthyer në Zvicër ku është bashkuar me familjen e tij. Thotë se këtë vendim e mori për shkak se familja e tij nuk mund t’i bashkohet atij në shtëpinë e tyre në Prishtinë.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës u kthye në Kosovë me aeroplanin e tij privat nga Tirana, ku kishte shkuar fillimisht prej shtëpisë së tij në Lugano. Ai ka kritikuar shtetin e Kosovës për kërcënime, dhe mos mundësi të kthimit në vendlindje, për shkak të kërkesës për karantim 14 ditor.

Advertisement

“Sot kam udhëtuar për në Zvicër për t’u bashkuar me familjen time pasi në kufizimet aktuale në Kosovë, fëmijët e mi nuk mund të më bashkohen në shtëpinë time në Prishtinë. Shpresoj së shpejti ta kalojmë këtë pandemi dhe jeta jonë të kthehet në normalitet”, shkroi Pacolli në Facebook.

Kthimi i Pacollit në Kosovë ishte kthyer në një dramë politike, pas paralajmërimeve të MPB’së se nëse do të hynte në Kosovë do të duhej t’i nënshtrohej masave të karantimit 2 javor në konviktet e studentëve në Prishtinë.

Advertisement

Ushtruesi i Detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme Xhela Sveçla kishte deklaruar se Pacolli mund të arrestohej nëse do të thyente rregullin e izolimit.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply