Connect with us

LAJME

Kurti e Osmani bëjnë homazhe te shtatorja e Fehmi Aganit

Published

on

Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit,  Vjosa Osmani kanë bërë homazhe pranë shtatores së akademik Fehmi Aganit, në kampusin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në 21 vjetorin e vrasjes së tij.

“Fehmi Agani ishte intelektual delikat dhe profesor i afërt, dashamirës i dijes, mësimit dhe studimit, njeri paqësor e përparimtar. Formimi i tij ishte kryesisht humanist e social. Angazhimin e vet politik e shihte më shumë të imponuar nga koha dhe rrethanat sesa pasion karakteri apo prirje profesioni. Vrasja e tij ishte ekzekutim kriminal i Serbisë dhe humbje e madhe për Kosovën”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Advertisement

Fehmi Agani është vrarë nga frocat serbe më 6 maj të vitit 1999. Ai ka qenë njëri prej themeluesve të LDK-së dhe deputet nga radhët e kësaj partie.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply