La Liga është duke planifikuar vazhdimin e garave, por e gjitha kjo varet nga situata e krijuar nga koronavirusi dhe vendimi nga autoritetet spanjolle.
Në rast se vazhdohet për vazhdimin e sezonit 2019/20, atëherë padyshim që të gjitha ndeshjet e mbetura do të zhvillohen pa praninë e tifozëve dhe me rregulla strikte.

Sipas mediave spanjolle, krerët e futbollit spanjoll tashmë e kanë gjetur opsionin për të ‘zëvendësuar tifozët’. Nga La Liga thuhet se po mendohet opsioni që të lëshohen zëra në audio sikur brohoritma të tifozëve dhe kështu tifozët që ndjekin ndeshjet nga shtëpia të përjetojnë atmosferën, por edhe futbollistët të ndihen më komod.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published.