LAJME
VV-ja i drejtohet Kushtetueses për komentet e Thaçit për “rrezistencë ndaj masave të Qeverisë”
Grupi parlamentar i Vetëvendosjes i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, ku ka deponuar komentet si përgjigje ndaj atyre të presidentit Hashim Thaçi më 23 Mars në lidhje me masat që kishte marrë Qeveria për kufizimi të lëvizjes për parandalim të përhapjes së koronavirusit.
Sipas njoftimit të VV-së, komentet janë dorëzuar dje nga deputetja dhe nënkryetarja e Kuvendit, Arbëri Nagavci.
Thaçi pak çaste pas vendimit të Qeverisë, më 23 mars, kishte bërë thirrje që kjo masë të mos respektohet nga qytetarët dhe institucionet.
VV-ja vlerëson se Thaçi ka bërë disa shkelje të Kushtetutës me këtë rast.
You must be logged in to post a comment Login