Connect with us

LAJME

A janë prishur raportet ndërmjet Albin Kurtit e Glauk Konjufcës?

Published

on

Ka disa ditë që po qarkullon një dyshim i fortë se një çarje e re ka ndodhur brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Përçarja e përfolur ndërmjet kryetarit të LVV-së, Albin Kurtit dhe nënkryetarit Glauk Konjufca, nuk është mohuar ende nga asnjëri.As nga Kurti e as nga Konjufca nuk ka pasur ndonjë reagim a përgjigje për këtë, anipse dyshimet vetëm sa po thellohen.

Dyshimin e ka nënvizuar edhe më fort një postim i sotëm i Kurtit në Instagram, ku u duk se sikur me shkas e ka falenderuar sekretaren organizative, Vlora Haxhimehmedin dhe nënkryetarin Besnik Bislimi për rritjen e përkrahjes që ka marrë së fundi LVV.

Advertisement

Ky postim u duk e edhe u interpretua me dyshim si një parapërgatitje për atë që mund të pasojë.

Glauk Konjufca është numri 2 në Lëvizjen Vetëvendosje dhe është jo pak e çuditshme sesi kjo çështje, ku për personazhe mban dy njerëzit më të rëndësishëm në parti, nuk demantohet ende.

Advertisement

Për më tepër, LVV njihet si subjekti politik që rri gati për të demantuar shpejt e ashpër çdo gjë që e konsiderojnë të pavërtetë.

Dyshimi për një përçarje ndërmjet Kurtit dhe Konjufcës ka nisur para rreth dy javësh, kur ky i fundit reagoi ashpër ndaj deklaratave të këshilltarit të Kurtit, Shkëlzen Gashit, duke thënë se “ai nuk do të kishte vend në kabinetin tim”.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply