Connect with us

LAJME

Zaev: Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut të mbahen më 14 qershor

Published

on

LSDM-ja kërkon që zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut të mbahen në mesin e muajit qershor.

zaev

Advertisement

Qëndrimi i socialdemokratëve doli pas takimit që kreu i partisë, Zoran Zaev zhvilloi me partnerët e koalicionit parazgjedhor.

Sipas Zaevit vendit i nevojiten zgjedhje të menjëhershme, nëse për këtë japin pëlqim edhe institucionet shëndetësore.

Advertisement

Arsyet ekonomike, shëndetësore dhe politike Zaev do t’i shpalos edhe në takimin e liderëve tek presidenti.

“Qëndrimi i përbashkët i partnerëve të koalicionit është që të shfrytëzohet momenti i lehtësimit të virusit dhe stabilizimit të pandemisë dhe në zgjedhje të shkohet në mes të qershorit. Këto janë konstatimet dhe qëndrimet të cilat unë do t’i shpalos të martën në takimin e liderëve tek presidenti Pendarovski”.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply