Connect with us

LAJME

Arrestohet drejtori i bankës në Tiranë, vodhi 30 mijë dollarë nga llogaria e një klienti

Published

on

Operacioni “Bankieri” nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vënë në pranga një 35-vjeçar.

Ky i fundit duke shpërdoruar detyrën, si drejtor i një filiali të një banke të nivelit të dytë ka vjedhur një shumë parash në llogarinë rrjedhëse të një klienti.

Advertisement

“Nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, si rezultat i një hetimi disamujor është bërë i mundur finalizimi i operacionit të koduar “Bankieri”, në kuadër të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit F. N., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, duke shfrytëzuar pozicionin e tij si drejtor i një filiali të një banke të nivelit të dytë, ka vjedhur në llogarinë rrjedhëse të një klienti, një shumë prej 30.000 dollarësh amerikanë, raporton Tch.

Advertisement

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” “, njofton policia.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply