Connect with us

LAJME

Flet shoku i qelisë së Astrit Deharit: U helmua në burg

Published

on

Më shumë se dy muaj kishte qëndruar në një qeli me Astrit Deharin. Naser Makolli kishte vuajtur dënimin me aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje prapa grilave në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ku kishte ndërruar jetë Dehari.

Kjo kishte bërë që nga kjo qeli, ti largonin për në qendra të tjera të paraburgosurit e tjerë.

Advertisement

Kështu, Naser Makolli ishte transferuar në Qendrën e Paraburgimit në Lipjna.

Por, ende pa u bërë pesë muaj nga vdekja e Astrit Deharit, brenda qelisë së burgut vdiq edhe Makolli.

Advertisement

Sipas Shërbimit Korrektues, vdekja e Naser Makollit kishte ndodhur si pasoj e komplikimeve shëndetësore.

Por, me një version të tillë nuk po pajtohet Hysen Makolli, vëllai i Naserit.

Advertisement

Ky dyshon si vëllai i tij ishte helmuar gjatë marrjes në pyetje.

Hysen Makolli, thotë se vëlli i tij dinte shumë gjëra në lidhje me rastin e Astrit Deharit.

Advertisement

Makolli thotë se nga ajo që i kishte treguar vëllai i tij gjatë vizitave kanë qenë të frikësuar dhe për çdo natë kanë bërë roje.

Ndërkohë e emocionuar ende për vdekjen e burrit është gruaja e Naserit, Syzana.

Advertisement

Ajo flet për një bllok të shënimeve që e kishte gjetur në teshat e bashkëshortit e në të cilin kishte një numër dhe adresë.

Tani, avokati i familjes Makolli, Tomë Gashi ka parashtruar kërkesë për nisje të hetimeve në Prokurorinë Speciale për këtë rast.

Advertisement

Naser Makolli kishte vdekur në prill të vitit 2017.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply