Connect with us

LAJME

7 raste me Covid-19 në Kosovë, 23 të shëruar

Published

on

IKSHPK ka bërë të ditur se sot janë evidentuar 7 raste të reja me Covid-19 në Kosovë. 23 persona janë shëruar. Numri total i të shëruarve ka shkuar në 736.

‘’Sot më 17 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 202 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.’’, bën të ditur IKSHPK në një komunikatë.

Advertisement

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Ferizajit 5 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Ferizaj dhe 1 rast Balaj) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Gjilan dhe Prishtinë.

Instituti bën thirrje për respektim të masave për dalje sa më të shpejt nga kriza pandemike.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply