20/09/2020

EKONOMIA E DËRRMUAR NGA PANDEMIA – FALIMENTIM I KOMPANIVE E HUMBJE E VENDEVE TË PUNËS

Shumë kompani do falimentojnë e deri në 50 mijë veta mund ta humbin punën. Ky është skenari i zi që e pret ekonominë kosovare për shkak të mbylljes që obligoi pandemia COVID-19. Kështu ka thënë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, njofton Insajderi.

“Ne shumë lehtë mund të humbim shumë kompani, të cilat mund të detyrohen të shkojnë në procedura të falimentimit e ndoshta edhe bankrotimit të plotë dhe në të njëjtën kohë mund të humbim shumë vende të punës, të cilat me shumë vështirësi janë krijuar në Kosovë, edhe në kohën kur ekonomia ka pasur trend të rritjes”, ka pohuar Rukiqi.

“Nëse marrim parasysh shifrat e tkurrjes së mundshme ekonomike, sigurisht mund të flasim për një numër deri në 25 mijë vende pune që mund të humbin si pasojë e pandemisë. Kjo është në variantin më pozitiv e mund të shkojë deri në 50 mijë e më shumë varësisht nga kohëzgjatje e pandemisë, por në të njëjtën kohë edhe nga menaxhimi i pandemisë në përgjithësi, nga kufizimet që mund t’i krijojë pandemia dhe masat që do t’i ndërmarrë qeveria”.

Intervista e plotë në Radio Evropa e Lirë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *