26/11/2020

Mustafa: Ju uroj shëndet edhe atyre që deshën vdekjen time

Kryetari i Lidhjes Demokratike dhe ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka njoftuar se i ka pranuar rezultatet e fundit të testit për COVID-19, dhe ka rezultuar negativ, duke u shëruar krejtësisht nga virusi, njofton Insajderi.

Ai ka falënderuar ata që janë kujdesur për të gjatë kësaj kohe dhe ata që i kanë dëshiruar shërimin, porse ka thënë se kishte edhe të atillë që iu gëzuan sëmundjes së tij e ia dëshiruan vdekjen.

“Miq të nderuar, kishte edhe të tillë që i duartrokitën sëmundjes time e që uruan vdekjen time”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.

“Pati të sojit që sajuan varrimin tim virtual në rrjetet sociale e ma tmerruan një pjesë të familjes e cila nuk ishte në rrjedhë se çfarë ka ndodhur dhe çfarë po ndodhë”.

Mustafa, edhe këtyre, u ka uruar shëndet.

“Edhe këtyre iu uroj shëndet; fëmijëve dhe familjeve të tyre! Fati ynë është që tjetërkush vendosë për jetën tonë, ndërsa me disa merret drejtësia”, shkruan Mustafa në Facebook. Ajo çfarë bie në sy tek falënderimet e Mustafës është edhe falënderimi që ka shprehur për krye-parlamentaren Vjosa Osmani, në mes të shumë liderëve e udhëheqësve të tjerë politik e institucionalë./Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *