25/02/2021

Kush do të jetë pjesë e delegacionit në Washington?

Me katër shtator në Shtëpinë e Bardhë në Washington do të mbahet takimi ndërmjet liderëve të Kosovës dhe Serbisë, ndërsa se kush so të marrë pjesë nga pala kosovare akoma nuk është e qartë, shkruan Gazeta Metro.


Deri tani nga burime të pakonifmruara bëhet e ditur se AAK’ja, do të dërgoj Selim Selimin e Meliza HAradinaj-Stublla, ndërsa i vetmi që ka konfirmuar se do jetë pjesë e ekipit dialogues, Arban Abrashi.

Në anën tjetër Kryeministri Hoti është pyetur edhe për delegacionin e Kosovës që do të udhëtojë për në SHBA. Me këtë rast, ai tha se është duke u finalizuar edhe delegacioni që do të marrë pjesë atje, i cili kryesohet nga kryeministri, në bazë të kompetencave kushtetuese që ka.

Me këtë rast, kryeministri Hoti tha se do të tentojë që në delegacion të përfshihen të gjithë pa përjashtim, sepse kjo çështje është e rëndësisë më të lartë shtetërore, një takim që është pritur tash e sa kohë në Shtëpinë e Bardhë.

“Unë sot për informimin tuaj kam dërguar letër edhe te partitë opozitare që të propozojnë përfaqësuesit e tyre në këtë delegacion të Qeverisë së Kosovës në takimin në Shtëpinë e Bardhë dhe pastaj në takimin e ardhshëm të paraparë në fillim të shtatorit në Bruksel”, tha kryeministri Hoti, duke shtuar se është i hapur për të krijuar një ekip gjithëpërfshirëse të të gjitha forcave politike pa përjashtim, duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj teme, por duke mos i bartur kompetencat kushtetuese, por duke i ushtruar ato ashtu siç janë të parapara në Kushtetutë.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë ishte planifikuar fillimisht për 27 qershor, por planet dështuan për shkak se Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte./gazetametro.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *