26/11/2020

Zëdhënësi i VV’së flet për shkrimin e Albin Kurtit

Zëdhënësi i Vv’së, Përparim Kryeziu, ka thënë se Liqeni i Ujmanit i takon plotësisht Kosovës dhe ai është ndërtuar pasi Kosova kishte blerë të gjithë sipërfaqen tokësore ku gjendet ky liqen artificial.

“Nuk ka rëndësi që një pjesë e vogël e liqenit të Ujmanit është në Serbi, ajo është ndërtuar nga Kosova. Ajo është ndërtuar nga Kosova për Kosovën. 2.7 kilometra janë shpronësuar nga Kosova me vlerë prej 10.7 milionë dollarë. Së pari. Se së dyti ai liqen artificial nuk do të kishte vlerë po të mos ishte diga në anën e Kosovës”, tha ai.

Tutje ai e shpjegoi edhe statusin e liderit të VV’së Albin Kurti në Facebook.

“Albin Kurti deshi të bëjë të ditur opinionit publik se liqeni është artificial dhe nuk është liqen natyror. Avdullah Hoti zakonisht po i përmend me shkujdesje totale dhe pa pikë kompetence liqenet e Shkodrës dhe atë të Ohrit. Kjo nuk ka lidhje me çështjen e Liqenit të Ujmanit”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *