Një 20 vjeçare ka vdekur sot, pasi ajo dyshohet se ka rënë nga një ndërtesë.

Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net, Daut Hoxha zëdhënës i Policisë së Kosovës, i cili thotë se vajza ishte dërguar në QKUK për të marrë ndihmën mjekësore por nuk ju ka mbijetuar plagëve.

“Sot me date 20.04.2020, rreth ores 17:46 Policia ka pranuar një informatë se ne Rr. Xheladin Hana ne Prishtinë një person(f) rreth të 20-tave dyshohet të ketë rënë nga një ndërtesë. Viktima është dërguar ne QKUK dhe sipas mjekëve nuk u ka mbijetuar plagëve. Policia ka dal ne lokacion dhe janë duke ndërmarr te gjitha veprimet e nevojshme për te sqaruar dhe hetuar rrethanat e këtij rasti dhe për detajet do te njoftoheni pas raportimeve tjera”, ka thënë Hoxha.

By IZ

Leave a Reply