Plot 775 mijë e 864 euro kanë marrë paga dhe kompensime deputetët e Kuvendit të Kosovës për muajt mars dhe prill të këtij viti, ka konfirmuar Kuvendi i Kosovës për Rel.
Këto paga, deputetët i kanë marrë në kohën sa Kosova ka qenë duke u përballur me pandeminë e coronavirusit të ri.
Pavarësisht se institucionet u sfiduan nga kriza e shkaktuar nga përhapja e coronavirusit dhe vendosja e kufizimeve të lëvizjes së qytetarëve, të cilat patën efekt negativ në ekonomi, të gjithë deputetët i morën të plota pagat për muajt mars dhe prill.
Asnjë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk ka hequr dorë nga paga shkaku i pandemisë, konfirmon Kuvendi i Kosovës për Radion Evropa e Lirë.