LAJME

A do ketë vaksinë kundër koronavirusit për të varfrit?

Qeveritë dhe kompanitë farmaceutike duhet të angazhohen për të garantuar vaksina, teste, terapi falas dhe shpërndarje të barabartë në të gjitha vendet e botës.

Apeli është lëshuar nga Organizata e Bamirësisë “Oxfam”, që thekson se për të mposhtur koronavirusin është e domosdoshme që këto trajtime t’u garantohen të gjithë njerëzve.

Shoqata e themeluar në Oksford të Britanisë, nënvizon se për të vaksinuar gjysmën e popullatës më të varfër të botës duhen më pak para se sa fitojnë 10 kompanitë kryesore farmaceutike ndërkombëtare në 4 muaj.

Presidenti amerikan, Donald Trump, u tregua optimist sot në lidhje me një vaksinë kundër koronavirusit të ri, duke thënë se shpresonte që një e tillë të ishte gati deri në fund të vitit, mbase edhe më parë.

LEAVE A RESPONSE