A do ta bllokojë VV-ja seancën për votimin e Qeverisë Hoti? Përgjigjet Arbërie Nagavci (VIDEO)
Nënkryetarja e Kuvendit, deputete e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, thotë se janë në pritje të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese për të parë veprimet e ardhshme që do të ndërmarrin, porse, ka konfirmuar se do të ketë protesta.
“Veprimet do të jenë të gjitha mjetet demokratike, pra hapa demokratik. Do të shohim çka do të ndodhë tutje. Të shohim kur të dalë aktgjykimi i plotë i kushtetueses e seanca në Kuvend për votimin e qeverisë së re. Nuk e kemi parë marrëveshjen me Listën Serbe nga ata që po synojnë krijimin e qeverisë së re, e me të tjerat parti po”, tha Nagavci në Interaktiv.
Sipas Nagavcit, në Kuvendin e Kosovës ende nuk ka shkuar kërkesa për seancë.
/


