LAJME

A do ta nënshkruante Thaçi marrëveshjen që nënshkroi Hoti në Shtëpinë e Bardhë? Përgjigjet Presidenti

Presidenti i Kosovës Hashim Thaci në Open, i është përgjigjur kështu pyetjes se a do ta nënshkruante marrëveshjen që e nënshkroi Hoti në Shtëpinë e Bardhë?

“Kemi kërkuar gjithmonë që gjërat të lëvizin me dinamikën e SHBA-së dhe kjo ndodhi. Takimi ndodhi në Shtëpinë e Bardhë, ndodhi nën udhëheqjen e lidershipit amerikan dhe presidentit Trump dhe në vecanti i dërguari special Grenell. Atë që mund të them është se formalizimi që ka ndodhur në Shtëpinë e Bardhë është produkt i një procesi më shumë se dy vjecar edhe nga ime edhe me ekipin e presidentit Trump. Unë nuk kam qenë në momentet e fundit për të ditur se cka ka ndodhur konkretisht por inistimi ynë gjithmonë ka qenë për njohje reciproke”, ka thënë ai./PERISKOPI/

LEAVE A RESPONSE