Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni ka folur në emisionin Frontal në T7 lidhur me pozicionin aktual të nënkryetares së LDK’së, Vjosa Osmanit derisa ka zbuluar edhe atë që i ka thënë kryeparlamentarja në ditën kur u votua mocioni për rrëzimin e Qeverisë Kurti, raporton Gazeta Express.
Quni thotë se ka kërkuar nga Osmani ditën e mocionit një deklarim lidhur me pozicionin e saj pas votimit të mocionit.
“Ditën kur është bërë votimi për shkarkimin e Qeverisë unë e kam shfrytëzu një moment por ai është një ndër momentet më të rëndësishme ku unë kam kërkuar nga ajo një deklarim çka pas momentit kur qeveria duhet me u largu, si është qëndrimi i saj brenda LDK’së ajo ka qenë kundërshtare që të shkarkohet qeveria, kjo temë kur është trajtuar brenda strukturave ajo e ka kundërshtu, ka pas mendime të ndryshme, parashikime te rreziqeve”, ka thënë Quni.
Ministri në detyrë i Mbrojtjes thotë se Osmani i ka premtuar në mënyrë kolegiale që pamarrë parasysh se cka ndodhë, ajo nuk do të largohet nga LDK’ja.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.