LAJME

A po i bashkohet djali i Adem Jasharit Vetëvendosjes?

Lulzim Jashari, djali i komandatit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari është parë në një takim i shoqëruar me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje

Sipas fotos së dërguar nga një sinjalizues, i biri i komandatit Adem Jashari ka qenë pjesëmarrës i një takimi të përbashkët me deputetë të këtij subjekti, Liburn Aliu, Gani Krasniqi dhe Enver Dugolli. Ata janë fotografuar në familjen e heroit, Afrim Zhitija në fshatin Llugë të Podujevës, shkruan Gazeta Sinjali. Nuk dihet ende nëse ky takim është paralajmërim për zyrtarizimin e kalimit të Lulzim Jasharit në këtë subjekt politik, por ajo që duket e qartë është se ai po tregon afrimitet më përfaqësuesit e Vetëvëndosjes.

Djali i Komandantit Legjendar Ademi Jashari, Lulzim Jashari më herët ka qenë shumë kritik ndaj përfaqësuesve të institucioneve të vendit, sidomos sa i përket dialogut dhe marrëveshjeve me Serbinë duke thënë se “si mund të ketë pajtim me ata që mundohen ta zhdukin Kosovën” Liburn Aliu i cili duket ta ketë ftuar Lulzim Jasharin është nip i Afrim Zhitisë

LEAVE A RESPONSE