Pretendimet e gazetës serbe ‘Politika’ se kryeministri në detyrë Albin Kurti para pak muajsh ka dëshmuar në Gjykatën e Hagës me të njejtat fjalë që ka përdorur ish-këshilltair i tij, Shkëlzen Gashi, janë mohuar nga Qeveria.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu ka thënë se artikulli i gazetës serbe ‘Politika’ nuk qëndron. Ai gjithashtu ka treguar që kryeministri Kurti nuk ka pranuar asnjëherë ftesë për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale.
“Jo, Kryeministri Kurti nuk ka pranuar ansjëherë asnjë ftesë nga Gjykata Speciale, dhe ky lajm nuk qendron”, ka thënë Kryeziu.
Ai ka thënë se për pretendimet e njejta është ngritur edhe padi ndaj ish-deputetit Milaim Zeka.