Zëvendëskryeministri në detyrë Haki Abazi thotë se rrëzimi i qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti ishte pjesë e një marrëveshje të fshehtë në mes të presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të LDK’së, Isa Mustafa.
Madje, sipas Abazit, edhe deputetët e LDK’së nuk janë të informuar për një skenar të tillë. Thotë se pjesë e marrëveshjes është që LDK ta bëjë sërish Thaçin president vitin e ardhshëm.
Abazi thotë se Thaçi ka bërë trysni ndaj deputetëve të minoriteteve jo serbe që të mos votohet qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti.
“Është bërë trysni edhe mbi grupet minoritare që ata të tërhiqen. 1 ditë para se të votohet Kurti kryeministër, Thaçi u ka kërkuar grupeve minoritare jo serbe që të mos e votojnë qeverinë Kurti”, tha Abazi.