Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka thënë se është e rëndësishme që Kushtetuta dhe proceset që ajo mbulon të respektohen nga të gjithë akterët politik.
Abbott në një postim në Facebook, ka thënë se Gjykata Kushtetuese duhet të jetë në gjendje të vendos në mënyrë të pavarur, pa frikë ose favor për ligjshmërinë e veprimeve politike në vend.
“Në funksion të lëvizjeve të fundit politike, besoj se është po aq e rëndësishme si kurrë më parë, që Kushtetuta dhe proceset që ajo mbulon të respektohen nga të gjithë akterët politik. Kjo përfshinë edhe rolin e Gjykatës Kushtetuese, i cili duhet të jetë në gjendje të vendos në mënyrë të pavarur, pa frikë ose favor, për ligjshmërinë e veprimeve politike nga të gjitha institucionet shtetërore kosovare. Vendimet e tyre duhet të respektohen nga të gjithë”, ka shkruar ambasadori Abbott. /Telegrafi/