Në familjen legjendare Jashari, sot festohet datëlindja e 18-të, e Adem Jasharit të ri, nipit të komandantit legjendar.
Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, në urimin e tij për Ademin tha se uron që ai dhe bashkëmoshatarët tij ta jetësojnë amanetin e heronjve tonë, duke punuar në zhvillimin e shtetit tonë të ndërtuar me shumë mund e sakrificë.
“18 vite jetë në Kosovën tonë të lirë që gjyshi yt Ademi, babushi Hamëza e të rënët tjerë aq shumë e deshën e për të cilen luftuan e ranë për të mos vdekur kurrë. I rritur e i edukuar në frymen patriotike e të atdhedashurisë Ademi tani fillon një rrugëtim të ri, atë të përgatitjes së tij profesionale për t’i shërbyer vendit. Urime ditëlindja Adem, vazhdo të na bësh krenar duke ndjekur rrugën e gjyshit tend, emrin e të cilit e mbanë me krenari“, shkroi ndër tjera kryetari.
Ademi sot mori urim edhe nga kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci. “Dita e Dëshmorëve të kombit bashkon frymën e përkushtimit atdhetar nga të gjitha trojet, duke kujtuar me krenari, sakrificën e dëshmorëve për kombin. Sot, në këtë ditë të shënuar është edhe ditëlindja e Adem Lulzim Jasharit, të cilin e uroj për jetë të gjatë dhe ta shtojë krenarinë e familjes dhe kombit!“.