LAJME

Agim Bahtiri i VV-së kërkon që Bajrami të falet në shesh përkundër rritjes së infektimeve me Covid-19

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, nuk e ka pritur mirë duket ndalimin e faljes së namazit të Kurban Bajramit nëpër xhami pasi sot i është drejtuar me një letër myftiut Naim Tërnava.

Z.Bahtiri ka thënë se po kërkon nga BIK-u që besimtarët mitrovicas të falen në sheshin e Mitrovicës, përcjell Periskopi.

Ai ka thënë se Mitrovica është e gatshme që t’i bëj të gjitha përgatitjet e nevojshme që falja e namazit të Bajramit të bëhet me distancë sociale, me bartje të maskave dhe me material dezinfektues.

Në këtë formë ai ka vënë nën presion BIK-un që është në presion nga Qeveria e Kosovës. Nëse BIK i hap rrugë një gjëje të tillë, atëherë është e mundshme që kjo të ndodh edhe në komuna të tjera duke u rrezikuar seriozisht shëndeti publik nga Covid-19.

Statusi i plotë: 

Pas lajmit të publikuar për ndalimin e faljes së namazit të Kurban Bajramit në xhamia, sot i jam drejtuar Myftiut të Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, me kërkesë për shqyrtimin e mundësisë së lejimit të faljes në sheshin e Mitrovicës.

Pra, na si institucion komunal në bashkëpunim me degën e BIK-ut në Mitrovicë, jemi të gatshëm t’i bëjmë gjitha përgatitjet e nevojshme që falja e namazit të Kurbam Bajramit të organizohet në sheshin e Mitrovicës duke respektuar rekomandimet e IKShP-së për mbajtjen e distancës sociale prej 1.5 metra përmes vendosjes së pikave, bartjes së maskave dhe materialit dezinfektues.

Të dashur qytetarë të Mitrovicës, mendoj se kjo është edhe kërkesë e juaja dhe shpresoj të shqyrtohet seriozisht nga BIK-u.

Me respekt,

Agim Bahtiri
Kryetar i Komunës së Mitrovicës

LEAVE A RESPONSE