LAJME

Agim Veliu me kundërpërgjigje ndaj Vjosa Osmanit

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu i është rikthyer sërish sulmeve ndaj Vjosa Osmanit, kryetares së Kuvendit të Kosovës.Ministri i Punëve të Brendshme ka folur me tone kritike për Osmanin, një ditë pasi kryetarja e Kuvendit konfirmoi largimin përfundimtar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.Sipas Veliut, nuk mbahet në mend kur një kryetar/e i Kuvendit të Kosovës e ka ndërruar partinë politike gjatë mandatit në krye të Kuvendit.

“Në historinë e parlamentarizmit demokratik nuk mbahet mend që kryetari i Parlamentit të ketë qenë person jo partiak! Po ashtu, nuk mbahet mend kërcimi i kryetarit të Parlamentit në parti tjera!”, ka deklaruar ai.

Osmani, dje ka deklaruar se është shumë vonë për partinë e Isa Mustafës të kërkojë më mbështetje nga ajo në rast të zgjedhjeve të parakohshme.

“Natyrisht që po, përgjigja konkrete e saj është vendimi i tyre i 20 qershorit për t’më përjashtuar. Aty ka përfunduar gjithçka”, tha ajo.

Osmani ka përmendur edhe mundësinë e bashkëpunimin me të parin e VV-së, Albin Kurtin. Ajo tha se ky bashkëpunim do të konkretizohet më vonë.Vjosa Osmani është shkarkuar nga pozita si nënkryetare e LDK-së dhe anëtare e Këshillit të Përgjithshëm, më 20 qershor të këtij viti.

LEAVE A RESPONSE