Kur futbolli të kthehet pas krizës së shkaktuar nga koronavirusi, agjenti Vincenzo Morabito beson se transferimet gjatë afateve kalimtare do të kthehen në gjendjen që ishin para transferimin të Neymarit, me çmime më të ulëta.

Klubet janë duke e bërë maksimumin për të kursyer para për transferimin e lojtarëve dhe për t’i mbijetuar krizës ekonomike së shkaktuar nga koronavirusi, pasi i gjithë sezoni 2019/20 është suspenduar, transmeton Gazeta Express.

Agjenti Morabito pret që kjo pandemi ta ketë një efekt afatgjatë në afatet kalimtare të klubeve, veçanërisht te klubet e mëdha të Evropës të cilat janë mësuar gjatë viteve të fundit të shpenzojnë shuma të mëdha parash.

“Afati kalimtar do të kthehet në nivelin që ishte para transferimit të Neymarit në PSG. I gjithë tregu do të bazohet në shkëmbime të lojtarëve, përderisa yjet më të mëdhenj do të qëndrojnë në klubet ku janë tani”, ka thënë Morabito, në një intervistë të dhënë për Radio Sportiva.

Transferimi i Neymarit në Paris Saint-Germain u bë i mundur vetëm pasi që klubi francez e pagoi klauzolën prej 222 milionë eurosh për shkëputjen e kontratës së brazilianit me Barcelonën, gjatë verës së vitit 2017.

Neymari mbetet ende futbollisti më i shtrenjtë në histori, megjithatë që nga transferimi i tij, çmimet e futbollistëve të tjera janë rritur dukshëm dhe shumë futbollistëve janë shitur për shifra mbi 100 milionë, që është diçka e paprecedentë. /Gazeta Express/

By admin

Leave a Reply