LAJME

Ahmeti: Ja përse e zgjodhëm Naser Zyberin kandidatë për kryeministër (Video)

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka thënë se ideja për kryeministër shqiptarë është e drejtë dhe legjitime, përcjell agjencia e lajmeve INA.

“Pse të mos instistojmë?! Do të thotë unë pres një përgjigje nga ata që thonë: pse ne kërkojmë kryeministër shqiptarë dhe jam kurreshtar të ndëgjoj arsyet e të tjerëve, të cilët kanë dalë kundër kësaj ideje. E drejtë legjitime po, qytetarë i këtij vendi po, dalëzotës për të gjitha cështjet që kanë të bëjnë me shtetin, integritetin e shtetit, sovranitetin e shtetit, të ardhmen e shtetit. Të gjitha këto i ka kandidati jonë për kryeministër dhe ku është aryeja dhe cila është pengesa”, është shprehur Ahmeti.

Në pyetjen e gazetares se përse e ka zgjedhur kandidatë Naser Zyberin dhe a është arsyeja që të ti fitoj votat e mbështetësve të ish-PPD-së, Ahmeti ka thënë se: Nuk llogaritë vetëm në votat e ish-PPD-së.

“Jo nuk llogarisë vetëm në votat e ish-PPD-së apo në simpatizantët e Zyberit. Unë llogarisë edhe në votat e bashkqytetarëve tanë, maqedonas, turq, rom, boshnjak, serb që do votojnë për kandidatin të cilin ne e kemi zgjedhur”, është shprehur Ahmeti.

blob:https://www.slobodnaevropa.mk/335913a1-db31-4717-92dc-1d4928739aff

LEAVE A RESPONSE