LAJME

AKR në opozitë, nuk do të jetë pjesë e “Qeverisë Hoti”

Naim Murseli, këshilltar i kryetarit të partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se AKR nuk do të jetë pjesë e Qeverisë në krye me Avdullah Hotin.

Murseli, i cili ka shërbyer edhe si këshilltar i jashtëm i ish- ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli në Qeverinë Haradinaj, përmes një postimi në facebook, ka konfirmuar atë që e ka thënë sot për një portal edhe lideri i AKR-së.

“AKR nuk do të jetë pjesë e ‘Qeverisë Hoti’. Do të vazhdoj të qëndron në opozitë”, ka shkruar Murseli, përcjell Telegrafi.

LEAVE A RESPONSE