,

Alban Skenderaj thotë se Shqipëria duhet të marrë shembull nga Kosova

Posted by

Alban Skenderaj përmes postimeve në Facebook ka thënë se Shqipëria duhet të marrë shembull nga Kosova, në lidhje me përdorimin e fjalëve të gjuhës shqipe.

Ai tha që gazetarët gjatë raportimit të mos ndërrojnë fjalët e përdorura, sepse shumë prej tyre janë më me vend në dialektin e Kosovës, sesa ato që përdoren në Shqipëri.

Ai ka marrë shembull fjalën “letërnjoftim” që përdoret në Kosovë, dhe “kartë identiteti” në Shqipëri.

“Jemi neve që duhet të marrim shembull nga juve për mënyrën se si i shqiptoni fjalët me aq logjikë, thjeshtësi e përgjegjësi”, ka thënë Albani.

Alban Skenderaj thotë:

Po e shkruaj kete here se po e lashe do harroj si gjithmone. Sapo pashe ne televizor qe edhe nje gazetare e Kosoves (e ndikuar sepse po i fliste publikut te Shqiperise) perdori fjalen “Karte Identiteti” dhe jo LETERNJOFTIM qe eshte e njejta fjale por ne SHQIP dhe ne Kosove ndryshe nga ketu perdoret rregullisht.
Ju lutem ne Kosove e jo vetem, mos u ndikoni nga Shqiperia qe vuan nga kompleksi i inferioritetit me keto huazime te kota. Jemi neve qe duhet te marrim shembull nga juve per menyren se si i shqiperoni fjalet me aq llogjike, thjeshtesi e pergjegjesi. E njejta gje ka ndodhur vitet e fundit me fjale si “autostrade”, rotonda, lavazh, pikante etj etj etj.. Eshte nje teme e gjate dhe shembujt jane pa fund dhe banal. Kam jetuar shume vite jashte dhe nuk kam bagazhin e nje gjuhetari, edhe une gaboj por kam vullnetit e mire aq me teper ne raste kaq te dukshme! Nuk jam i pa arsyeshem te diskutoj per fjale te huaja qe kane vite e shekuj qe kane hyre tek ne per shkaqe historike kur pjesa derrmuese e popullsise ishte analfabete por eshte papergjegjesi femijnore te fusim fjale te huaja pa kriter aq me teper ne media te shkruar, televizione madje edhe institucione ne vitin 2020!

Te sqarohemi, nuk dua te jap mesim te gjuhes shqipe as te hyje thelle ne analiza sepse kam vete plot mangesi dhe bej pa fund gabime pa vetedije, madje as po lodhem ketu per drejtshkrim. Nuk ve as ne diskutim fjale qe kemi nje shekull apo dy qe i perdorim. Nuk po them qe LAVATRICES ti themi LARESE sepse pikerisht kete do te thote ne italisht. E kuptoj qe keto huazime kane ndodhur ne rrethana historike te tjera. Madje e di qe edhe ne Kosove ka pafund huazime (pa harruar Kosova ka qene gati nje shekull e pushtuar e jo shtet i pavarur). Por ama, s’ka 10 apo 15 vite qe kane hyre fjale si Carroattrezzi (karotrec ne Shqiperi)(italishte e paster, madje dy fjale ne nje). Nuk jemi me analfabete dreqi ta haje te mos ta perkthejme dot me nje fjale te thjesht e te kuptueshme shqip. Ne Kosove per shembull populli i thote Merimanga se ashtu e ka disi formen ne menyren si i kap automjetet. E diskutueshme patjeter por me kreative dhe vleresoj mbi te gjitha mundimin.
Po e rithem. E kam fjalen per fjale te reja dhe teper te dukshme sepse ne parim une nuk mund ta kundershtoj globalizimin i cili eshte nje proces i pashmangshem edhe ne gjuhet qe njerezimi flet. Nuk po bejme gare kush flet me mire e kush di me shume ndaj merreni me qetesi 😊. Ishte thjesht per te hapur nje teme per te miren e shqipes tone se perbashket e ndoshta per te permiresuar dicka jo per te bere debat. Patjeter dikush nga ju eshte me siguri me i pergatitur dhe mund te japi nje dore apo te hedhe ndonje ide 🤗
Madje do thoja qe nese keni ndermend fjale te huazuara ne Shqiperi, Kosove apo Maqedoni ne menyre te panevojshme sepse mund ti gjejme bukur dhe paster ne shqip (sidomos te ketyre 10/20/30 viteve te fundit) mund ti shkruani ne komente keshtu te bejme nje liste te madhe e ta postojme 🤗


Leave a Reply