Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se posti i presidentit të vendit është më shumë ceremonial sesa vendimmarrës.
Sipas tij, pozita e të parit të shtetit është si e një noteri të shtetit, por jo e politikëbërjes.
Këto komente Albin Kurti i tha gjatë një konference kur u pyet për hapat që pritet t’i ndërmarr Hashim Thaçi në krijimin e institucioneve të reja të vendit.
“Unë jam kryeminsitër në detyrë, por shtetu ynë ka një president jashtë detyrës me këtë intencën për të formuar dhe drejtuar vullnet politik në Kosovë. Presidenti është një figurë ceromoniale, le të të themi noter shtetëror, i cili nuk është njëri nga shtyllat e pushtetit, është e qartë që Presidenti nuk është i kënaqur me kompetencat që ka, por ato të tilla janë sipas Kushtetutës, është dashur të mendoj atëherë kur ka dashur të bëhet president”, deklaroi Albin Kurti.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.