Burime pranë Lëvizjes Vetëvendosje konfirmojnë se kreu i saj, Albin Kurti do të jetë prezent në tubimin përmbyllës të Koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa në Shkup.
Kurti pritet të mbajë fjalim para pjesëmarrësve në tubim ku hapur dhe në mënyrë direkt do të bëjë thirrje për t’u votuar Koalicioni i drejtuar nga Sela dhe Gashi, përcjell Atdheu Lajm.
Tubimi do të mbahet të Dielën më 12 Korrik para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
Ditë më parë në tubimin e Strugës i pranishëm në tubimin e Koalicionit “Tash është Koha” ishte ish zv.kryeministri, Haki Abazi dhe Arbër Zaimi, ndërsa në tubimin e Kumanovës të pranishëm ishin nënkryetari Glauk Konjufca dhe deputeti Salih Zyba.
Bashkëpunimi mes Aleancës për Shqiptarët dhe Vetëvendosjes ka nisur që herët. Kreu i ASH’së, Ziadin Sela bashkë me ekipin e tij dhe strukturat e partisë mbështetën Kurtin në zgjedhjet e 6 Tetorit të vitit të kaluar në Kosovë.

