LAJME

Aliu paralajmëron trazira në Kosovë (VIDEO)

Njohësja e çështjeve politike, Luljeta Aliu, ka paralajmëruar trazira në Kosovë, nëse nuk shkohet në zgjedhje dhe formohet qeveria e re, pa Lëvizjen Vetëvendosje.

Në emisionin Pressing, në T7, Aliu ka kërkuar që të respektohet Kushtetuta e vendit dhe të shkohet në zgjedhje, dhe mos të tentohet të formohet një qeveri, e cila sipas saj, nuk do të ketë legjitimitet politik.

“Do të ketë trazira në Kosovë, nëse vendi nuk shkon në zgjedhje. Njerëzit herdokur kur do të kenë mundësi të dalin në rrugë, do të protestojnë. Nuk mund të vidhet pushteti në këtë mënyrë. Duhet të shkohet në zgjedhje dhe mos të tentohet të formohet një qeveri e cila nuk do të kishte legjitimitet”, ka thënë Aliu.

LEAVE A RESPONSE