LAJME

Alternativa: Gjatë Ramazanit ora policore të jetë 21:00-05:00

Duke u gjendur në vigjilje të muajit të madhëruar të Ramazanit, AlternAtivA përfiton nga rasti që të gjithë besimtarëve myslimanëve t’ua urojë fillimin e agjërimit dhe të lutet që agjërimi të jetë i pranuar dhe muaji i Ramazanit të kalojë në përkushtim e devotshmëri.

E duke qenë në kushte të pandemisë, gjithnjë duke i respektuar rekomandimet për izolim dhe distancë sociale, por edhe duke i pasur parasysh nevojat e besimtarëve për iftar dhe syfyr, AlternAtivA propozon që, gjatë Ramazanit, orari i orës policore çdo ditë (përfshirë edhe fundjavën) të jetë nga ora 21.00 deri në orën 05.00.

Në këtë mënyrë edhe do të përmbusheshin rekomandimet e OBSH-së, të pranuara nga Qeveria dhe nga Bashkësia Fetare Islame, por edhe do të mundësohej që iftari dhe syfyri të kalojnë pa kufizime të izolimit.

LEAVE A RESPONSE