LAJME

Ambasada e Zvicrës tregon ku duhet të aplikojnë kosovarët që duan të udhëtojnë përmes rrugëve tokësore

Ambasada e Kosovës në Bernë të Zvicrës ka njoftuar qytetarët se transporti tokësor kërkon pëlqimin paraprak të shtetit tranzit, nisja për në Kosovë mund të bëhet vetëm me pëlqimin e autoriteteve kompetente të Kosovës, ku në bashkëpunim me shtetin dhe ambasadat e huaja sigurojnë kalimin e lirë të personit të caktuar.

Sipas kësaj ambasade, kohët e fundit ka pasur raste kur shtetasit e Kosovës janë nisur drejt vendlindjes me veturë dhe janë ndaluar në vende si Italia, Sllovenia, Kroacia dhe Mali i Zi, pasi nuk kanë pasur pëlqimin paraprak për të kaluar tranzit nëpër këto vende, transmeton Indeksonline.

Pra për këtë arsye, të gjithë kosovarët që duan të udhëtojnë nga Zvicra për në Kosovë, përmes rrugëve tokësore së pari duhet të aplikojnë në Ambasadën e Kosovës.

LEAVE A RESPONSE