Ambasadori italian dhe stafi i tij dhurojnë gjak, Presidenti i Shqipërisë Meta: Mirënjohje për solidaritetin e treguar me shqiptarët në nevojë

Posted by

Presidenti i Republikës, Ilir Meta nëpërmjet një shënimi në facebook, ka falënderuar ambasadorin italian në Tiranë, Fabrizio Bucci dhe stafin e ambasadës që iu bashkuan kauzës humane të dhurimit të gjakut.

Presidenti Meta i shprehu mirënjohje për solidaritetin e treguar me shqiptarët në nevojë, në këto momente të vështira për të gjithë.

“Falenderoj Ambasadorin e Republikës së Italisë në vendin tonë, Sh.T.Z Fabrizio Bucci dhe stafin e ambasadës italiane, që në bashkëpunim me Organizatën Shqiptare të Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut dhe Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut Tiranë, u solidarizuan sot me kauzën humane të dhurimit të gjakut.

Mirënjohje për aktin e tyre dhe solidaritetin e treguar me shqiptarët në nevojë, në këto momente të vështira për të gjithë”, shkruan Presidenti Meta.

Burimi:Gazeta Panorma/

Leave a Reply