LAJME

Ambasadori italian: Do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën për të ndriçuar fatin e të pagjeturve

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, i është bashkuar qytetarëve të Republikës së Kosovës, për të përkujtuar të zhdukurit në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve.

Orlando ka shkruar në Twitter, duke shprehu përkrahjen e shtetit të tij, për të zbardhur fatin e të pagjeturve.

“I bashkohemi Koosvë në shënimin e Ditës së saj Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur duke kujtuar ata që ende mungojnë. Teksa Prishtina ndriqohet sonte, ne vazhdojmë të mbështesim përpjekjet për të hedhur ditë mbi fatin e tyre”, shkruan Orlando në Twitter.

Gjatë ditës së sotme janë përkujtuar 1 mijë e 641 persona të cilët janë zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti bashkë me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani të hënën kanë bërë homazhe tek memoriali i të pagjeturve në sheshin, “Ibrahim Rugova”, ndërsa theksuan se kriminelët serbë duhet të përgjigjen për krimet që i kanë bërë në Kosovë dhe se amnisti për ta nuk do të ketë asnjëherë. /Telegrafi/

LEAVE A RESPONSE