Këtë javë pritet të formohet qeveria e re, e cila ndonëse mund të jetë kundër Kushtetutës pritet të jetë rast për tu diskutuar.
Në lidhje me këtë çështje analisti politik Faton Mehmeti ka thënë për gazetën “ Bota sot” se nëse AKR nuk shkon në koalicioni e ri LDK mund të mos i ketë votat e mjaftueshme, kështu që pritet jetë javë e nxehtë politike.
“Në anën tjetër mund të ketë protesta, çka do të shkaktonte prishje të rendit publik si shkak i coronavirusit. Në këtë sens Kosova mund të përjetoj një ndër javët më të nxehta, ku secili i jep të drejtë vetës, me gjykatën Kushtetuese që pritet të sqaroj këtë vakum”, ka thënë analisti politik Faton Mehmeti.