LAJME

Arban Abrashi: Kemi mbi 61 vota, jemi të sigurtë se do ta formojmë Qeverinë Hoti

Arban Abrashi, sekretar organizativ i LDK-së, është shprehur optimist për formimin e qeverisë së re.

Në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës, Abrashi tha se i kanë votat e nevojshme.

“Ne kemi më shumë se 61 vota, prandaj jemi shumë të sigurt që i kemi numrat për ta formuar Qeverinë Hoti”.

Abrashi gjithashtu njoftoi se kanë përcjellë kërkesën në Administratën e Kuvendit për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme, ditën e shtunë në orën 13:00.

“Besoj se është kohë e mjaftueshme për administratën t’i bëjë përgatitjet e nevojshme, duke përfshirë këtu edhe dezinfektimin e sallës dhe njoftimin e IKSHPK-së si dhe mbajtjen e mbledhjes se kryesise – që është më shumë formale kur ftohet seanca me 40 e më shumë deputetë”.

Sa i perket kerkesës së Vetëvendosjes për për vlerësimin e kushtetueshmërisë të dekretit të Presidentit Hashim Thaçi për nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër, Abrashi tha se është e drejtë e tyrë të ankohet për çka konsiderojnë që është e padrejtë, mirëpo sipas tij procesi dhe vullneti i deputetëve është i qartë.

Ndërsa se a do të jetë pjese e koalicionit në krye me LDK-në edhe AKR-ja, ai tha se e kanë përkrahjen e Behgjet Pacollit por se i mbetet këtij të fundit të njoftojë për të gjitha detajet.

LEAVE A RESPONSE