Arta Nitaj flet për “fotot” dhe “bisedat” që e kanë pushtuar internetin

Posted by

Modelja Arta Nitaj ka sqaruar në Express se gjithçka që ka dalë nëpër media është montazh. Ka thënë se këtë rast do ta denoncojë në polici pasi vajza e paraqitur në portale është e një vajze tjetër me emrin Sommer Isabella.

“Ne dy tri ditet e fundit është mbushur interneti dhe rrjetet sociale me shkrime për mua. Kjo gjë me ka shokuar. Duke qënë pjesë e jetës publike unë jam e përgatitur që për mua të shkruhet dhe të flitet, sic ndodhë në cdo vend të botës, mirëpo kjo cfarë ka ndodhur këta ditë e ka kaliuar cdo limit. Tash për mua nuk po shkruhet, por po bëhen montazhe, madje duke pretenduar që ato po publikohen edhe në Gazetën Express, në mënyrë që lexuesit të besojnë. Unë e them më përgjegjësi të plotë që asnjë prej atyre fotove nudo nuk janë të miat, nuk janë të miat as mesazhet telefonike që po thuhet se janë të shkruara prej meje, ku kinse unë po bisedoj me dikë”, ka thënë Nitaj për Express.

Ajo ka thënë se rastin do ta denoncojë në polici.

“Unë do ta denoncoj në polici këtë gjë, duke shpresuar që të kapën ata që po provojnë të përfitojnë duke me njollosur. Femra ne foto, per te cilen thone qe jam une, ka emer dhe mbiemer. Nuk e ka as emrin e as mbienrin Arta Nitaj. Ajo eshte Sommer Isabella”, ka shtuar ajo.

Leave a Reply