Ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci i ka reaguar Halil Matoshit, i cili në një postim në Facebook ka folur për LDK-në dhe Gani Gecin ku e ka akuzuar se Geci e kishte ndarë LDK-në në vitin 2005, ndërsa tash në ballë LDK-ja e ka Haxhi Avdylin.
Geci përmes një postimi në Facebook, thotë se kurrë nuk ka dal prej LDK-së, por atëherë ishin rrethanat ndryshe dhe sipas tij LDK-në e kanë nda Fatmir Sejdiu me Eqrem Kryeziun dhe me Hashim Thaçin.
Geci thotë se ka derdhur gjak për LDK.
Geci thotë se nuk është në strukturat e LDK-së por kurrë nuk e mbështet dhe as nuk e voton Albin Kurtin e as Hashim Thaçin.
“Albini po don me djegë, duke i ndihmuar disa brenda LDK-së duke e sharë LDK-në, e Hashimi po don me e ndarë duke i ndihmuar disa tjerë, por le ta dinë këta edhe ti bashkë me ta se ka shqiptarë Kosova që e dojnë dhe do ta mbrojnë këtë vend nga ata qe dojn me e djegë edhe nga ata që dojnë me e nda”, shkruan Geci.