Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, po kërkon nga Ministria e Shëndetësisë që edhe Mitrovica të shpallet zonë në karantinë
Këtë kërkesë Bahtiri e ka bërë si masë parandaluese pasi që në të gjitha komunat përreth asaj të Mitrovicës ka të infektuar me COVID-19.
“Për shkak të kësaj situate që gjendemi të rrethuara me komuna ku ka shumë raste me COVID-19, për ta mbrojtur edhe më shumë qytetin tonë kërkoj urgjentisht nga Ministri i Ministrisë së Shëndetisë, z. Arben Vitia që të merr vendim për ta aplikuar masën e karantinimit edhe për qytetin e Mitrovicës”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.