LAJME

Bajqinovci: “Baza kushtetuese” e Isa Mustafës janë urdhërat e shenjat me vetulla të Hashim Thaçit

Mefail Bajqinovci, deputet në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka komentuar deklaratën e liderit të LDK-së, Isa Mustafa, në lidhje me krijimin e Qeverisë.

Ai ka thënë se tashmë çdo qytetar e di se për Isa Mustafën “baza kushtetuese” janë urdhëratë e shenjat me vetulla te presidentit Thaçi.

Ky është postimi i plotë:

Isa Mustafa, paska deklaruar se “pa hezitim do ta pranojnë mandatin për formimin e Qeverisë”. Madje i paska përkendur “bazat kushtetuese”. E po ky kështu pa hezitim dhe me “bazat e tij kushtetuese” e kishte pranuar njëherë edhe pozitën e kryetarit të Kuvendit por ishte rrëzuar nga aty.

Ky pa asnjë hezitim e kishte nënshkruar edhe Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe duke i dhënë kompetenca që shkilnin 23 nene të Kushtetutës. Edhe kësaj here kishte vepruar me “bazat e tij kushtetuese”.

E po tashmë secili qytetar në këtë vend e di se për Isa Mustafën “baza kushtetuese” janë urdhërat e shenjat me vetulla të Hashim Thaçit.

Menjëherë doli shefi i Ises duke treguar se si po bëhen hapa drejt grabitjes së vullnetit të popullit javën tjetër.

Isë dhe Hashim, Kosova nuk mund të lejojë zhvlerësimin e rregullave kushtetuese të cilat i normojnë procedurat për funksionimin e demokracisë. Këtyre tashmë nuk i bën as për demokracinë as për Kushtetutë e as për shtetin. Isa dëshiron pushtetin me Hashimin edhe nëse kjo kalon nëpër nxjerrjen e demokracisë e kushtetutshmërisë në rrugë të anarkisë kushtetuese. Isë, je duke e zhveshur LDK’ne nga çdo vlerë burimore.

Duhet të kuptosh se idea për Kushtetutë në Evropën perëndimore ka kaluar përmes kundërthëniesh politike e shoqërore të shumta sepse ajo, themelsisht është akt i kufizimit të pushtetit e palëve nga arbitrarizmi.

Kosova është mbi të gjitha. Shihemi në zgjedhje se zgjedhjet janë demokracia e pushteti duhet të ketë rrënjët në vullnetin popullor..

LEAVE A RESPONSE