Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci i është kundërpërgjigjur kritikave të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me vendimet qeverisë në detyrë, e për të cilat ka thënë se po uzurpohet shteti.

Bajqinovci në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Mustafa e ka humbur arsyen dhe është për keqardhje se në çfarë pozite e ka sjellë partinë që drejton.

Lexoni të plotë postimin e Bajqinovcit:

“Isa Mustafa prapë paske shkretu,

Kishim menduar se e ke kaluar atë fazën kur krejt papritmas “të thehej” facebooku në gjysmë të natës, e shkruaje gjëra si mos më keq. Të dinim për njeri që sado mprapshti ke bërë, për dallim nga të tjerët, dokumentet i ke lexuar.

Isë,

nëse dëshiron edhe prof, sepse nuk gënjejmë asgjë nëse e themi këtë – sikurse nuk gënjejmë edhe po të cilësonim në forma tjera sipas veprimtarive e veprimeve që ke bërë, Ministria e Punëve të Brendshme, nuk ka nxjerrë Vendim “për lejim të deputetëve a Kuvendit për të mbajtur mbledhje”, por ka nxjerrë një vendim që autorizon Policinë e Kosovës, që përkundër masave kufizuese të karantinës që janë fuqizuar në përputhje me Ligjin për Luftimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse, të mos ndalojë deputetët ditën e nesërme për shkak të mbajtjes së seancës.

Ministria e Punëve të Brendshme me këtë akt, i ka kontribuar pozitivisht mbarëvajtjes e funksionimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, institucionit bartës të sovranitetit të vendit e qendrës kryesore të vendosjes politike në Republikë.

Është dashur të nxirret Vendimi Isë, sepse besoj e di ti se policia është organ ekzekutiv që zbaton ligjet dhe vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe para ligjit të gjithë qytetarët janë të barabartë, Isë. Deputetët i nënshtrohen përgjegjësisë penale, kundërvajtëse, deliktore, civile e përgjegjësive të tjera juridike përveç imunitetit nga ndjekja penale dhe paditë civile që mund të lindin nga kryerja e funksionit. E Isë, duke qenë kështu, edhe deputetët janë përgjegjës për zbatimin e ligjit dhe masave të bazuara në ligj për aq kohë sa nuk përcaktohet ndryshe. A po e kupton tash se si e pse është nxjerrë ky Vendim? A po mbërrin ta akceptosh se këtu bëhet fjalë për kryerje të detyrës me përgjegjësi dhe profesionalizëm për t’i kontribuar funksionimit të Kuvendit, e jo për diktaturë. Çfarë diktature Isë?

Isë,

Është për keqardhje në çfarë derexhe ke shkuar ti dhe me vete e ke marrë edhe partinë tënde. U ka shpërfytyruar Hashimi Isë. Ke humbur arsyen. Ka shenja që edhe je pishman që u nënvendose në vargun e partive të Hashimit por çfarë të bëjmë tani. Të gjithëve na vjen keq që ‘institucionalizmin’, ‘konstitucionalizmin’, ‘akademizmin’, e ‘intelektualizmin e LDK –së e ke hashimizuar e për këtë, një ditë do të flas vet anëtarësia e LDK –së, duke të të bërë ty përgjegjës’”. /Telegrafi/

Isa Mustafa prapë paske shkretu,Kishim menduar se e ke kaluar atë fazën kur krejt papritmas “të thehej” facebooku në…

Publicată de Mefail Bajqinovci pe Marţi, 14 aprilie 2020

By admin

Leave a Reply