Bajqinovci tregon se çfarë masa do të merr VV në rast se presidenti mandaton LDK-në për formim të Qeverisë
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci në një prononcim për Atdheulajm tha se nëse presidenti e mandaton LDK-në për formim të Qeverisë shkatërron të gjithë sistemin politik të Kosovës dhe shkel gjithashtu edhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Duke folur për këtë fenomen, Bajqinovci nuk ka përjashtuar as mbajtjen e protestave nga ana simpatizuesve të VV-së. Ai tha se LVV do t’I shfrytëzoj të gjitha mekanizmat demokratike për të parandaluar këtë shkelje të presidentit.
“Shikoni, nuk e di se si saktësisht do t’i përgjigjet LVV kësaj situate. Do të ketë takime ku do të diskutohet dhe do të formesohet qëndrimi politik. Por une po e shtroj një pyetje retorike, çfarë duhet te bëjë shoqëria kur institucionet e kapura e shëmbin sistemin kushtetues? Natyrisht se duhet të angazhohet e të mos e lejojë një dëm kaq të madh vendit. Sigurisht në çdo rast un dhe besoj LVV jemi për demokracinë dhe mjetet e format demokratike të reagimit duhet të përdoren në çdo rast kur rrezikohet qënia e saj”, tha Bajqinovci për Atdheulajm.