Shefi i kabinetit të Agim Veliut, Bajram Gecaj, shkruan në Facebook një fjali që me gjasë e ka për Vjosa Osmanin. Osmani foli për largimin e saj nga Lidhja Demokratike dhe bashkëpunimin e saj me Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen.
Gecaj shkruan:
“Çfarë lehtësimi (ëhat a releif) për të hequr qafe një pengesë/barrë aq të madhe dhe kur përfundimisht mund t’i thuash “udha e mbarë të qoftë” (apo jo)!”. Gecaj poashtu kishte komentuar edhe replikën e emisarit të presidentit Trump për dialog, Richard Grenell, që i kishte thënë Vjosa Osmanit në Tëitterse ‘na duhen politikanë që bëjnë më shumë se sa që ankohen”.
Në postimin e Gecajt për këtë, ai kishte thënë se ‘si duket Grenell e ka kuptuar se disa janë rritur me populizëm por struken kur vie puna te përgjegjësitë”./Periskopi/

