Këtë javë i ftuar në emisionin “n’Kosovë Show” ka qenë Shaqir Palushi, themelues i fondacionit humanitar Golden Eagle dhe kompanisë Frutex, si dhe këngëtari Agim Pajaziti, i njohur ndryshe me emrin MC Gima.

Gjatë emisionit MC Gima foli për sfidat në jetë, si person me aftësi të kufizuara dhe vështirësitë e hasura në rrugën e muzikës. Ai e falënderoi Shaqir Palushin për përkrahjen e vazhdueshme që ka pasur nga ai.

Kurse pas dëgjimit të  historisë së dhimbshme, Palushi e befasoi atë duke i dhuruar një banesë, për t’ia lehtësuar sadopak qasjen në një jetë më normale.

Gjatë emisionit Palushi gjithashtu në emër të fondacionit Golden Eagle premtoi që do të filloj një aksion për grumbullimin e mjeteve të nevojshme për furnizimin me  materiale esenciale për mantelbardhët, të cilët i quajti edhe heronj.

Në këto kohë pandemie, Fondacioni Golden Eagle i dhuroi mantelbardhëve edhe 350 veshje antibakteriale me vlerë rreth 13 mijë euro.

By admin

Leave a Reply