Në rrjetet sociale dje u shpërnda një video ku shihet se si po punohet në një antenë të telekomnikacionit në territorin e Komunës së Bogovinës. Të shqetësuar qytetarët dyshonin se bëhej fjalë për instalimin e teknologjisë 5G.

Kreu i Bogovinës Albon Xhemaili pasi i është drejtuar me kërkesë operatorit A1 se çfarë po ndodhë tek antenat, sot ka marrë përgjigje se nuk bëhet fjalë për vendosje të teknologjisë 5G.

“Aktivitetet në këtë stacion bazë nuk lidhen me futjen ose aktivizimin e rrejtit 5G, sepse frekuencat për përdorim komercial të shërbimeve 5G ende nuk janë ndarë nga ana e Agjencisë për komunikime elektorinike shkruhet në përgjigjen e A1 drejtuar kreutë të Bogovinës, përcjell TV21.

Por çfrarë po punohej atëherë në antenat në Bogovinë? Nga A1, siç i kanë shkruar Albon Xhemailit, thonëse po punohet për të pasur lidhje të sigurt dhe të vazhdueshme të përdoruesve në shwrbimet telekomunikuese. Shtojnë se në këtë periudhë të gjendjes së jashtëzakonshme kanë vënë re fluks të telefonatave dhe lundrimit në internet.

“Ekspertët tanë teknik vazhdimisht i mbikëqyrin kapacitetet e rrjetit dhe vazhdimisht reagojnë me masa teknike adekuate për sigurimin e integritetit të rrjetit në rast të trafikut ekstrem të lartë ose vështirësi të tjera teknike” shkruajnë nga A1 Maqedoni./TV21

By admin

Leave a Reply