Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha po vlerëson se kryeministri Avdullah Hoti është i paaftë intelektualisht, anipse është besnik.
Në seancën ku ky i fundit po raporton për dialogun, deputeti opozitar tha se nëse dëshmohet se Hoti është i paaftë marrëveshja e Uashingtonit bëhet jovalide.
“Mendoj që është shumë i paaftë intelektualisht pasi s’po du me vu në dyshim lojalitetin e tij. Po më duket shumë e rëndë, por nëse dëshmohet se është i paaftë intelektualisht na shpëton edhe neve. Pasi edhe marrëveshja është jo valide”, tha ai./Periskopi/